(FOTO) Merko ngre padi ndaj këshilltarit të kryeministrit Kurti, Qoku: Ai e ka vendin në burg

(FOTO) Merko ngre padi ndaj këshilltarit të kryeministrit Kurti, Qoku: Ai e ka vendin në burg

 

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko ka ngritur padi ndaj Bekim Qokut, aktivistit politik dhe këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Këtë e ka bërë të ditur Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar edhe dokumente, përcjell INA.

“Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko ngre padi kundër meje për shkak të një postimi që kam bërë në FB, ku unë them që ai është i korruptuar. Me këtë rast unë i paskam shkaktuar atij aq dhimbje të rënda psiqike, saqë qenka detyruar ta vizitojë edhe psikiatrin. Do shikoni që, në fakt, fjalia që atë e paska prekur më shumë, është se unë them që ai po përçan partinë, gjë që po u dëshmua së fundi.

Se çfarë dhimbjesh psiqike e shpirtërore i ka shkaktuar DASH tani që po e akuzon për “Korrupsion madhor”, këtë do ta shohim nga trajtimet e psikiatrit. Por, unë megjithatë them që Ramiz Merko nuk duhet të dalë para psikiatrit, por para një prokurori të pa-kapur nga kthetrat e tij korruptive dhe pastaj për një kohë të gjatë në burg. Ramiz Merko e ka vendin vetëm në burg. Më poshtë janë: postimi për të cilin ai më padit, pjesë nga padia si dhe pjesë nga ekspertiza e psikiatrit”, ka shkruar Qoku.

shiko dokumentet e padisë KËTU

 

MARKETING