FORMULA 1/ Super McLaren! Dobët Verstappen dhe Ferrari

FORMULA 1/ Super McLaren! Dobët Verstappen dhe Ferrari

Oscar Piastri ishte më i shpejti në garën për çmimin e madh të Hungarisë në Formula 1. Këtë të diel, piloti australian festoi për herë të parë në karrierë një sukses në garat e shpejtësisë.

Ishte absolutisht fundjava e skuaderisë McLaren, me dy pilotët e saj në shkallët më të larta të podiumit. Pas 23-vjeçarit, në vend të dytë u rendit Landro Norris.
Ndërsa podi u kompletua nga britaniku tjetër Lewis Hamilton. I cili siguroi podiumin numër 200 në karrierë.

Strategjia pak kontroverse e McLaren me gomat e Lando Norris, bëri që drejtuesit t’i kërkonin këtij të fundit të hapte krahun.

Me qëllimin që Piastri të dilte në vend të parë, pasi po performonte më mirë me xhiro shumë të shpejta.

Pavarësisht hezitimit të momentit, Norris respektoi vendimin e drejtuesve dhe liroi rrugën për shokun e tij të skuadrës.

E ndërsa strategjia e Norris linte vend për përmirësim, ajo e Red Bull-it për Max Verstappen ishte vërtetë katastrofike!

Holandezi u shfaq tejet nervoz ne pistë dhe zuri vendin e pestë. Ferrari i Leclerc dhe Sainz ishin ata që u renditën para dhe pas kampionit në fuqi.

Përkatësisht Leclerc i katërti dhe Sainz ti gjashti. Me këtë fitore, Oscar Piastri renditet i pesti në renditjen e përgjithshme me 149 pikë, aty ku ka “parakaluar” Lewis Hamilton (125).

Vendin e parë vazhdon e mban Max Verstappen me 265 pikë, i ndjekur nga Lando Norris me 189. Charles Leclerc është i treti me 162 pikë.

MARKETING