Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që synojnë të shkruajnë historinë
MARKETING
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë do të luajnë sonte (e martë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026.
MARKETING
Tashmë të dy përzgjedhësit, Franco Foda dhe Vincenzo Montella kanë ndarë mendjen për formacionet tyre.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, i ka besuar një formacioni të balancuar për përballjen historike, identik sikurse ai në fitoren në udhëtim te Sllovakia.
Në anën tjetër, përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka hedhur në fushë një ekip me shumë cilësi teknike.
Të dy përzgjedhësit kanë bërë zgjedhje të qarta dhe pa shumë surpriza, duke treguar se kjo ndeshje do të vendoset nga detajet dhe momentet kyçe në fushë.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;
Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Kokcu, Yuksek; Yildiz, Guler, ; Akturkoglu.

