Formacionet e Shqipëri-Azerbajxhan, Sylvinho bën 5 ndryshime

Formacionet e Shqipëri-Azerbajxhan, Sylvinho bën 5 ndryshime

Publikohen formacionet e Shqipëri-Azerbajxhan, miqësorja e fundit e kuqezinjve përpara fillimit të Euro 2024.

Trajneri Sylvinho ka kryer 5 ndryshime krahasuar me miqësoren e fituar 3-0 përballë Lihtenshtenjnit.

Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën, ndërkohë që konfirmohen në sulm Armando Broja dhe Jasir Asani.

Në ofensivë ka fituar një fanellë titullari edhe Taulant Seferi.

MARKETING