Forcat izraelite arrestojnë 7 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite arrestojnë 7 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ushtria izraelite njoftoi se ka arrestuar 7 palestinezë në pika të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim ushtria izraelite tha se janë kryer bastisje në shumë pika në Bregun Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se ka pasur incidente midis palestinezëve dhe forcave izraelite gjatë ndalimit në vendbanimin Es-Siletu al-Harisiyya në veri të Bregut Perëndimor.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Herë pas here ndodhin incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët po reagojnë ndaj bastisjes së ushtrisë izraelite.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif