Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

MARKETING

Forcat e NATO-s kanë rrëzuar një dron misterioz pranë një baze të përdorur nga trupat amerikane në Estoni, më pak se 30 milje larg kufirit me Rusinë.

MARKETING

Sample Image

Më 17 tetor dy dronë u pikasën pranë Kampit Reedo, ku ndodhet Regjimenti i 7-të i Kalorësisë, Skuadroni i 5-të i ushtrisë amerikane. Njëri prej tyre u godit dhe u rrëzua me një pushkë kundër dronëve, ndërsa i dyti arriti të largohej.

“Aleatët pikasën dronë që po fluturonin në afërsi të menjëhershme të bazës ushtarake të Brigadës së 2-të të Këmbësorisë në orën 16:30 të datës 17 tetor, njëri prej të cilëve u rrëzua me pushkë kundër dronëve”, zbuloi zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, Liis Vaksmann.

Ekipet ushtarake dhe policore kërkuan për rrënojat e dronit, por nuk arritën t’i gjejnë ato. Incidenti ndodh në një kohë kur po shtohen thirrjet për një qëndrim më të ashpër të NATO-s ndaj shkeljeve ruse.
Muajin e kaluar, tre avionë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan aty për rreth 12 minuta.
Estonia, e konsideruar si një nga anëtaret më të cenueshme të NATO-s strehon trupa amerikane dhe britanike si pjesë e forcës së parandalimit të aleancës. Ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna, tha se NATO duhet të jetë e gatshme të ndërpresë dhe të rrëzojë çdo aeroplan që shkel hapësirën ajrore të aleatëve.

“Mesazhi duhet të jetë i qartë: ‘Shkeljet e ardhshme do të marrin përgjigje, përfshirë, nëse është e nevojshme, ndërprerjen dhe rrëzimin e avionëve pushtues’. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e kufijve të Estonisë, kjo ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve të NATO-s”, tha ai.

MARKETING