Fondi: Filloi pagesa e pagave të punonjësve shëndetësorë
Filloi pagesa e pagave të punonjësve shëndetësorë, informoi pasdite Findi për sigurim shëndetësor. Pagesa do të bëhet gradualisht në etapa dhe pritet të përfundojë në 48 orët e ardhshme.
“FSSHRMV e njofton opinionin se prej sot filloi me pagesë të rrogave të të punësuarve në Institucionet publike shëndetësore, dhe disa prej tyre tashmë e kanë në llogaritë e veta”, është cekur në kumtesë.
Nga Fondi u falënderohen të gjithë punonjësve shëndetësorë për durimin në këtë periudhë kur FOndi po përballet me sulme kibernetike dhe kur po bëhen përjpjekje maksimale që problemi të tejkalohet sa më shpejtë.