Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ndau 40 bursa për vitin akademik 2025/2026
Bordi Drejtues i Fondacionit Trajçe Mukaetov ka ndrarë 40 bursa të reja për vitin akademik 2025/2026, nga të cilat 20 për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 20 për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. “Në një kohë kur inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e pashmangshme e përditshmërisë, rëndësia e faktorëve njerëzorë — e sidomos e arsimit cilësor — bëhet vendimtare” deklaroi ndër të tjera Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid”. Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të ekzistencës, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka mbështetur me bursa gjithsej 739 studentë të farmacisë dhe mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit dhe ka investuar afërsisht 151 milionë denarë në bursa dhe në shpërblime të vetme financiare për më të mirët e gjeneratës.

