Florim Muça: Merkato është zhbllokuar, futbollistët mund të regjistrohen

Pas komunikatës së tifozëve “Shvercerat” mëngjesin e sotëm, portali “Sportmania” ka kërkuar një prononcim nga FC Shkupi për situatën e krijuar, teksa CEO i këtij klubi, Florim Muça është përgjigjur për redaksinë tonë.
Sipas Muçës merkato e Shkupit është zhbllokuar.
“Merkato e klubit të FC Shkupi është zhbllokuar dhe futbollistët që i kemi transferuar deri tani dhe ato që do ti marrim në vijim, do të mund ti regjistrojmë pa asnjë problem”, ka konfirmuar Florim Muça për Sportmania.