Flick i kënaqur, por dhe i kujdesshëm: “Kur luajmë kështu, shënojmë shumë gola”

Pas ‘pokerit’ të shënuar kundër Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Hans-Dieter Flick është i kënaqur dhe i lumtur.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne luajtëm ashtu siç dimë të bëjmë”, shpjegoi trajneri i Barcelonës. “Kur luajmë kështu, shënojmë shumë gola”.
“A ëndërrojmë shumë? Jo, ka ende ndeshjen e kthimit për të luajtur në Dortmund dhe ne i mbajmë këmbët në tokë, – shtoi ai. – Ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”.
“Jam i lumtur që i kam këta lojtarë. Ata stërviten mirë, luajnë mirë dhe janë profesionistë”, përfundoi ai. “Kjo është arsyeja pse ne kemi arritur deri këtu.”