Fjalët përfundimtare për rastin “Softuerët”, gjykimi vazhdon më 12 qershor
Seanca gjyqësore për rastin “Softuerët” ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore Publike – Shkup, me fjalë përfundimtare të të pandehurve Ivica Dimitrovski dhe Igor Hristovski.
Avokatja, Suzana Joshevska – Atanasovska, si mbrojtëse e profesorit Dimitrovski tha se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për propozimin e Prokurorisë për shqipitimin e dënimit dhe ndalesën për ushtrimin e profesionit.
“Sa i përket propozimit të Prokurorisë për shqiptimin e dënimit, ndalesën për ushtrimin e veprimtarisë profesionale ndaj Ivica Dimitrovski, konsideroj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e të njëjtës, sepse nuk ekziston asnjë dëshmi se Ivica Dimtrovski e ka keqpërdorur profesionin e profesorit universitar për shkak të kryerjes së veprës penale ose mund të pritet në të ardhmen se do ta keqpërdorë, as nuk ekziston çfarëdo ndërlidhje e veprimtarisë që i ngarkohet punës së tij dhe thirrjes jetësore për edukim të studentëve”, theksoi Josheva Atanasovska.