Fituesi i ‘Gran Galà del Calcio’, dominim absolut i Interit

Fituesi i ‘Gran Galà del Calcio’, dominim absolut i Interit

‘Gran Galà del Calcio’ ka vlerësuar protagonistët më të mirë të sezonit të fundit në Serinë A, të zgjedhur nga vetë futbollistët. Interi shkëlqeu duke fituar titullin e skuadrës së vitit, me shtatë lojtarë të përfshirë në formacionin më të mirë të vitit (Top-11).

Marcus Thuram fitoi çmimin për golin më të bukur, Simone Inzaghi u shpall trajneri më i mirë, ndërsa Lautaro Martinez u vlerësua si lojtari i vitit. Ja të gjitha çmimet e ndara gjatë mbrëmjes:

Formacioni më i mirë:

Portier: Sommer (Inter).

Mbrojtës: Bellanova (Torino, tani te Atalanta), Bastoni (Inter), Calafiori (Bologna, tani te Arsenal), Dimarco (Inter).

Mesfushorë: Barella (Inter), Calhanoglu (Inter), Koopmeiners (Atalanta, tani te Juventus).

Sulmues: Zirkzee (Bologna, tani te Man United), Lautaro (Inter), Thuram (Inter).

Trajneri më i mirë: Simone Inzaghi.

Arbitri më i mirë: Daniele Orsato.

Lojtari i vitit: Lautaro Martinez.

Talenti më i mirë i Serisë B: Francesco Pio Esposito.

MARKETING