Fitore me pesë yje e West Ham, Milan fiton thjeshtë në Çeki

Fitore me pesë yje e West Ham, Milan fiton thjeshtë në Çeki

Milan nuk hasi vështirësi në Çeki ndaj Slavias së Pragës, teksa kuqezinjtë triumfuan me shifrat 1-3. Të tre golat e kuqezinjve u shënuan në pjesën e parë nga Pulisic, Loftus Cheek e Leao. Në fraksionin e dytë, miqtë menaxhuan avantazhin me çekët që shënuan vetëm një gol që shërbeu sa për statistikë pasi kujtojmë se Milan kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë e Stefabo Piolit avancojnë kështu për në çerekfinalet e Europa League.

Një fitore të madhe arriti West Ham përballë Freiburg. Anglezët përmbysën humbjen e ndeshjes së parë (1-0) dhe në fushën e tyre fituan me rezultatin e thellë 5-0. Dy gola në pjesën e parë dhe tre në të dytin i siguruan Çekanëve një vend në çerekfinale.
Sakaq, për në çerekfinale u kualifikuan edhe Marseille e Benfica.

MARKETING