Fiton Shkëndija dhe Giostivari, barazon Shkupi

Fiton Shkëndija dhe Giostivari, barazon Shkupi

Shkëndija dhe Gostivari kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut të zhvilluar sot. Kuqezinjtë në Tetovë arritën të mposhtin Bregallnicën e Shtipit me dy golat e Aganspahiqit dhe Ditës.

Gostivari ka regjistuar fitoren e parë në këtë sezon, pasi në shtëpi mundi Rabotniçkin me shifrat 2:0. Golat e triumfit i realizuan Potuk dhe Selmani.

Ndërkohë, Shkupi edhe në këtë xhiro nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. Në ndeshjen tjetër të kësaj dite gjithashtu nuk kishte fitues me Vardarin dhe Sileksin që e mbyllën me barazim 2:2.

Në kuadër të kësaj xhiroje edhe nesër zhvillohet një ndeshje me Breran që takohet me Tikveshin që luhet nga ora 16:30.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING