Fitim marramëndës, Chelsea pritet të arkëtojë 400 mln euro nga shitjet në merkato

Fitim marramëndës, Chelsea pritet të arkëtojë 400 mln euro nga shitjet në merkato

Kampionë e botës për klube Chelsea ka arritur të grumbullojë plotë 4 pikë në dy javët e para të Premier League. Pas barazimit zhgënjyes 0-0 në Stamford Bridge në sfidën e parë, skuadra e Enzo Mareskës, arriti një fitore të bujshme me shifrat 1-5 në derbin londinez ndaj West Ham, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se këtë sezon “blutë” pritet të jenë protagonistë në garën për titull kampion.

Megjithatë përpos paraqitjes në fushë, tek Chelsea lajm bën edhe situata në tregun e transferimeve..Chelsea ka pasur një verë të suksesshme në tregun e transferimeve, duke shpenzuar dhe shitur lojtarë me një strategji fitimprurëse. Ata kanë realizuar shitje të mëdha, si Renato Veiga dhe Noni Madueke, dhe pritet të mbyllin verën me rreth 400 milionë euro të ardhura nga shitjet.

Disa lojtarë, si Carney Chukwuemeka dhe Aarón Anselmino, janë transferuar ose huazuar, ndërsa për lojtarët si Nico Jackson dhe Christopher Nkunku është ende në diskutim largimi, për shkak të çmimeve dhe pagave të larta. Chelsea po kërkon të maksimizojë fitimet nga këta lojtarë dhe të mbyllë edhe disa marrëveshje të tjera para mbylljes së afatit.

Problematika e numrit tepër të lartë të futbollistëve në skuadrën londineze këto sezonet e fundit, duket se po merr fund në këtë merkato verore.

MARKETING