Finlanda zyrtarisht bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s

Finlanda zyrtarisht bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s

Pasi Türkiye ia dorëzoi SHBA-së, mbajtësit të Traktatit të Atlantikut të Veriut me datë 1949, dokumentin që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, kjo e fundit iu bashkua Aleancës si anëtarja e 31-të, raporton Anadolu.

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takuan në margjinat e Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm që po mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në takim Türkiye ia dorëzoi SHBA-së, mbajtësit të Traktatit të Atlantikut të Veriut me datë 1949, dokumentin që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Me sekretarin amerikan i trajtuam marrëdhëniet tona. Ia dorëzuam SHBA-së dokumentin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO, e cila mban dokumentet e anëtarësimit në përputhje me Traktatin Themelues të NATO-s”, tha Çavuşoğlu lidhur me takimin në Twitter.

Më pas, u takuan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari amerikan Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Finlandës Pekaa Haavisto.

Blinken në fjalimin e tij shprehu kënaqësinë qe Türkiye ia dorëzoi atij në emër të SHBA-së dokumentin e ratifikimit.

Haavisto nga ana e tij ia dorëzoi Blinken-it dokumentin e ratifikimit që e ka marrë nga Türkiye lidhur me anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

“Me këtë mund ta shpallim Finlandën anëtare e 31-të e NATO-s”, tha Stoltenberg.

– Procesi i anëtarësimit të Finlandës

Finlanda bashkë me Suedinë aplikimin për anëtarësim në NATO e bëri më 18 maj 2022.

Në Samitin e Madridit më 28-30 qershor 2022 mes Türkiye-s, Finlandës dhe Suedisë u nënshkrua një marrëveshje trepalëshe. Të dy vendet në këtë Samit u ftuan të bëhen pjesë e NATO-s.

Menjëherë pas Samitit të Madridit të mbajtur në qershor 2022, shumica e vendeve të NATO-s nisën procesin e miratimit për anëtarësimin e dy vendeve. 20 vende të NATO-s përfunduan procesin në korrik, 4 në gusht dhe 4 në shtator.

Së fundmi më 27 mars Kuvendi i Hungarisë miratoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Miratimi i protokollit nga Kuvendi i Madh Popullor i Türkiye-s u bë më 30 mars. Pas përfundimit të procedurës zyrtare Finlanda, u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s më 4 prill 2023, në 74-vjetorin e themelimit të Aleancës.

Procesi i anëtarësimit të Finlandës në NATO përfundoi brenda më pak se një viti, duke e bërë atë një nga proceset e anëtarësimit më të shpejtë në historinë 74-vjeçare të Aleancës.

– Zgjerimi i 9-të i NATO-s

NATO e cila ndjek politikën e dyerve të hapura, u zgjerua për të 9-n herë në historinë 74-vjeçare. Aleanca e formuar me 12 anëtarë në vitin 1949, pret të pranojë anëtaren e 31-të.

Në Aleancën e krijuar me nënshkrimet e SHBA-së, Belgjikës, Britanisë së Madhe, Danimarkës, Francës, Holandës, Italisë, Islandës, Kanadasë, Luksemburgut, Norvegjisë dhe Portugalisë, në vitin 1952 iu bashkuan Türkiye dhe Greqia.

Gjermania u bashkëngjit në vitin 1955, Spanja në 1982 dhe Çekia, Hungaria dhe Polonia në vitin 1999.

Në zgjerimin e vitit 2004, Aleancës iu bashkangjitën Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia ndërsa në vitin 2009 Shqipëria dhe Kroacia, në 2017 Mali i Zi si dhe në vitin 2020 Maqedonia e Veriut.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif