Financimi i Vardarit? Reagojnë “Shvercerat”: Vendimi të shqyrtohet ose do të ketë pasoja!

Financimi i Vardarit? Reagojnë “Shvercerat”: Vendimi të shqyrtohet ose do të ketë pasoja!

Tifozët e FC Shkupit, “Shvercerat” kanë reaguar në lidhje me vendimin e Qytetit të Shkupit për ti ndihmuar financiarisht Vardarit. Nga tifozët e Çairit, kanë kërkuar që ky vendim të shqyrtohet edhe njëherë ose përndryshe kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja.

“Duke patur parasysh se FC SHKUPI po e përfaqëson qytetin as edhe një ndihmë minimale nuk i’u është dhënë gjatë këtyre viteve sidomos për ndeshjet europiane ku siç dihet janë paguar shuma të mëdha për të luajtur në stadiumin e qytetit. Qyteti Shkup funksionon me anë të tatimeve që ne paguajmë për një qytet të pastër, urban e jo që të hollat tona të shkojnë për mbeturinat e sistemit dhe politikës. Andaj kërkojmë që ky vendim të shqyrtohet dhe nëse ndodh një gjë e tillë le të përgatitet i gjithë qyteti për pasoja”,thuhet në reagimin e “Shvercerave”.

MARKETING