Finalissima rrezikon të anulohet pasi Argjentina ngurron të luajë në Bernabeu
Finalissima e planifikuar për datën 27 mars mes fituesit të Euro 2024, kombëtares së Spanjës dhe fituesit të Copa America, Kombëtares së Argjentinës, rrezikon të mos luhet.
Sipas mediumit COPE, Finalisima e shumëpritur midis Spanjës dhe Argjentinës rrezikon të anulohet këtë muaj.
Kanë vazhduar bisedime për të ndryshuar vendin e ndeshjes nga Doha e Katarit në Santiago Bernabeu të Real Madridit pas luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Pavarësisht se RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit) arriti një marrëveshje me Madridin për të pritur ndeshjen në Bernabeu, Argjentina ka hezituar të japë dritën jeshile për të luajtur në stadiumin ikonik.
Ndërkohë, ende nuk ka një marrëveshje midis RFEF dhe AFA (Federata e Futbollit të Argjentinës).
Spanja mendon se fituesit e Kupës së Botës 2022 nuk duan të luajnë në Finalissima në Bernabeu.
Ndryshe, Argjentina është fituese në fuqi e Finalissima-s, pasi ka mposhtur Italinë 3-0 në vitin 2022.

