Fillon zbatimi i Programit kombëtar për menaxhimin e krizave dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor

Fillon zbatimi i Programit kombëtar për menaxhimin e krizave dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë ka filuar me programin kombëtar për menaxhimin e krizave dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor. Është i pari i këtij lloji në vendin tone i cili vendos një logjikë të re në përballjen me rreziqet përmes protokolleve të standardizuara, një platforme digjitale për koordinim në kohë reale, trajnimeve, ushtrimeve simulimi dhe komunikimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe të sigurisë, than ë konferëncën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Me këtë platformë siç tha ai e forcojmë qëndrueshmërinë e sistemit dhe hedhim hap përpara drejt sigurisë së integruar shëndetësore, njëherësh si] thotë, kemi filluar një përditësim të thelluar të Planit kombëtar të veprimit për Sigurinë shëndetësore, duke përfshirë mësimet e pandemisë, përafrimin me standardet e reja të OBSH-së dhe BE-së, si dhe forcimin e kuadrit ligjor për koordinim ndërsektorial.

“Ky është një mesazh i qartë politik – shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë të paprekshme, dhe detyrimi ynë është ta ndërtojmë sistemin përpara kërcënimit, jo pas tragjedisë. Me këto hapa të koordinuar, shteti ynë po bën një kthesë thelbësore – nga një sistem reaktiv drejt një sistemi proaktiv shëndetësor, të gatshëm të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi. Shëndeti dhe siguria e qytetarëve nuk kanë çmim. Reformimet që i kemi nisur janë investimi më i mirë për mbrojtjen e tyre. Por që një sistem shëndetësor të jetë me të vërtetë i qëndrueshëm, reformat duhet të plotësohen me investime reale dhe kapitale. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë po fillon një fazë të re investimi prej 205 milionë eurosh, për rinovimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë”, tha ai.

Këto projekte janë bazë për trajtim më të dinjitetshëm për pacientët dhe kushte më të mira pune për personelin mjekësor. Në kuadër të logjikës së re që po ndërtojmë në sistemin shëndetësor – logjikë e transparencës dhe llogaridhënies – tashmë funksionon aktivisht edhe Vegla për raportimin e parregullsive, përmes së cilës qytetarët mund të raportojnë drejtpërdrejt problemet në sistem.

“Deri tani janë regjistruar 90 raportime, shumica nga Shkupi, ndërsa ankesat më të shpeshta lidhen me vonesat në rezultate, vonesat në ekzaminime dhe angazhimet e mjekëve si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Por më e rëndësishmja është se këto raportime nuk mbesin në sirtar – secili rast shqyrtohet nga një grup pune i posaçëm, me qëllim të reagimit institucional. Ky është mesazhi i qartë politik: koha kur problemet në shëndetësi injoroheshin ka përfunduar. Qytetarët tani kanë zë – dhe ky zë do të dëgjohet”, tha ai.

Në frymën e reformave që tashmë i kemi nisur, më lejoni shkurtimisht të ndalem edhe te ndryshimet e fundit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Krijimi i një familje nuk duhet të jetë luks, por e drejtë. Prandaj, e kemi hequr barrierën administrative, e kemi dyfishuar numrin e përpjekjeve të mbështetura për fekondim in vitro nga 3 në 6, dhe e kemi digjitalizuar procedurën, duke e shkurtuar kohën e miratimit në vetëm dy javë.

“Nuk do të ketë më pritje me muaj të tërë, as dokumente të humbura në postë – do të ketë vetëm një shans të ri, shpresë dhe qasje të barabartë. Njëkohësisht, e kemi thjeshtuar edhe procesin për trajtim jashtë shtetit, kemi përcaktuar më qartë përgjegjësinë në menaxhimin e Fondit, dhe kemi filluar harmonizimin e të drejtave të shtetasve të huaj me ato të qytetarëve tanë. Këto janë hapa konkretë përmes të cilëve sistemi shëndetësor po afrohet më shumë me njeriun”, tha ai.

MARKETING