Fillon procedura për keqpërdorime gjatë prokurimit publik në “Lotarinë shtetërore”
Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar pas padisë penale nga Drejtoria Policisë Financiare, ka iniciuar procedurë kundër dy personave fizik dhe një personi juridik, gjegjësisht kryetarit të Bordit të drejtorëve – Drejtori i Përgjithshëm i SH.A për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore” dhe pronar dhe kompania e tij për blerjen e televizorëve, printerëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese të përdorura për nevojat e SH.A. “Lotaria Shtetërore”.
Siç thuhet në kumtesën e PPRMV, i pandehuri i parë, në cilësinë e kryesuesit të Bordit të drejtorëve – Drejtori i Përgjithshëm i SHA për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dyshohet për – Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Për të dyshuarin e dytë, pronarin dhe personin juridik, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale të vazhdueshme – Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat në pajtim me nenin 275-v të Kodit Penal.
Në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024, i dyshuari i parë ka miratuar pagesën e faturave me përmbajtje të pavërtetë për blerjen e televizorëve, printerëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese të përdorura për nevojat e SHA “Lotaria Shtetërore”. Faturat janë lëshuar nga pronari dhe i denoncuari dytë dhe udhëheqës i personit të dyshuar juridik, ndonëse të dy ishin në dijeni se një pjesë e pajisjeve në fatura nuk ishin dorëzuar në përputhje me dispozitat e kontratave të lidhura të prokurimit publik. Objekt i kontrolleve është e gjithë procedura për dhënien e gjashtë prokurimeve publike të pajisjeve të tilla për “Lotarinë Shtetërore”, nga momenti i përcaktimit të specifikimeve teknike deri në realizim.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të sigurimit ndaj pronarit të dyshuar të personit juridik – konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrimin përkohësisht të paraqitet në gjykatë.