Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarë, energji elektrike për mbi 100 mijë familje

Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarë, energji elektrike për mbi 100 mijë familje

Me vendosjen e gurthemelit sot filloi ndërtimi i parkut të erës afër Shtipit ku “Alkanzar enerxhi partners” me një investim prej 500 milionë dollarë në një sipërfaqe prej 326 hektarë do të ndërtojë 55 turbina të erës që do të prodhojnë energji elektrike për 100 mijë amvisëri. Parku i ri i energjisë me erë i paralajmëruar si më i madhi në Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe qëllimeve të energjisë së rinovueshme në vend.

Bashkëthemeluesi dhe partneri drejtues i “Alkazar enerxhi”, Daniel Kolderon paralajmëroi ulje të çmimit të energjisë elektrike me këtë projekt, ku theksoi gatishmërinë e shtetit, siç tha ai, “me demonstrim të lidershipit dhe disiplinës”.

“Udhëheqësia e shtetit na shtyu që ta përfundonim punën më shpejt. Po hedhim themelet për këtë projekt të rëndësishëm prej mbi 500 milionë dollarë i cili do të krijojë 600 vende pune, do të krijojë energji të pastër dhe do të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit”, tha Kolderoni.

Ai ka bërë të ditur se sipas analizës së Blumbergut do të ketë investime të reja në burimet e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 11 miliardë dollarë ku siç tha ai, “vendi do të kishte një pjesë prej 30 deri në 40 për qind për shkak të pozicionit, kapitalit njerëzor dhe disiplinës së tij”.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pas më shumë se një viti atë që kanë premtuar me investitorët sot kjo po merr përfundimin e fazës së parë.

“Disiplina është gjithmonë gjëja më e rëndësishme, nëse nuk ka disiplinë dhe strukturë të qartë për një projekt, atëherë nuk ka asgjë. Kemi edhe shumë ide të tjera se si ky investim mund t’i japë vlerë edhe më të madhe si kompanisë ashtu edhe neve si shtet”, tha Mickoski.

Qeveria, siç shtoi ai, seriozisht është e përkushtuar ndaj ekonomisë, sepse besojmë fuqishëm se kemi potencial të madh që mund të na çojë me hapa gjigantë përpara. Këtë po e bëjmë dhe këtë janë treguesit fillestarë që nga fillimi i këtij viti”, theksoi kryeministri.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski me realizimin e kësaj, siç theksoi ai, investimin më të madh në burimet e energjisë së rinovueshme, “tregojmë se si komb mund të zhvillojmë projekte të mëdha”.

“Sa i përket ekonomisë, kemi një impakt të drejtpërdrejtë dhe indirekt, ai i drejtpërdrejtë është ajo që do të prodhohet dhe shitet dhe hyn në BPV, ndërsa ai indirekt është shumë më i madh, para së gjithash për ekonominë dhe industrinë. Rregullat e BE-së në lidhje me tranzicionin e gjelbër përcaktojnë se industritë e metaleve dhe çelikut, të cilat kontribuojnë më shumë në BPV-në tonë duke filluar nga viti 2026 duhet të përdorin energji të gjelbër. Përndryshe, do të paguhet gjobë, për ta parandaluar këtë, për t’i dhënë ekonomisë sonë një shans për të qenë konkurrues jashtë vendit me projekte të tilla që do të kontribuojnë të jemi liderë në prodhimin industrial”, ka thënë Nikolloski.

MARKETING