Fillon ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, do të ndërtohet nga kompania kumanovare “Rapid billd”

Në afërsi të Negotinës sot do të fillojë ndërtimi i interkonektorit të gazit me Greqinë, të cilin nga ana e Maqedonisë do ta ndërtojë kompania “Rapid Billd” nga Kumanova, me të cilën në maj u nënshkrua marrëveshja.
Në ngjarjen, e cila organizohet nga kompania shtetërore e cila menaxhon me rrjetin kombëtar të gazsjellësit NOMAGAS, u paralajmërua pjesëmarrja e kryeministrit Hristijan Mickoski, ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska, zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, si dhe përfaqësuesve tjerë të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kompania “Rapid Billd” ofroi çmimin më të ulët prej 59,9 milionë euro, që ishte 12 milionë euro më e ulët se oferta e dytë e radhitur nga një kompani nga Serbia.
Ministrja e Energetikës, në maj kur u nënshkrua marrëveshja, deklaroi se ndërtimi pritet të zgjasë 22 muaj, ndërsa interkonektori të përfundojë në vitin 2027.
Investimi total është rreth 60 milionë euro. Pjesa e Maqedonisë nga interkonektori është e gjatë 67 kilometra dhe shtrihet nga Gjevgjelia deri në Negotinë. Në anën greke, interkonektori është 123 kilometra i gjatë dhe është pothuajse i përfunduar.
Lidhja e gazit me Greqinë do t’i mundësojë vendit të ketë më shumë burime gazi natyror, sepse aktualisht e vetmja lidhje me gazin natyror është përmes Bullgarisë.