Filloi gjykimi për vrasjen e gruas 79-vjeçare në Shtip, i akuzuari nuk e pranon fajin
Në Gjykatën Themelore Shtip sot fillon gjykimi kundër 74-vjeçarit Denis Asanov, i akuzuar për vrasje të 79-vjeçares B.N. nga Shtipi. I akuzuari Asanov nuk e pranon fajin për veprën për të cilën akuzohet.
Vrasja ndodhi vitin e kaluar, ndërsa një pjesë e trupit të gruas së ndjerë ishte gjetur e varrosur në oborrin e shtëpisë së të akuzuarit. Sipas rrëfimit të cilin e kishte dhënë para Prokurorisë Themelore Publike në Shtip, motivet ishin xhelozi dhe mosmarrëveshje në dashuri. Gruaja e vrarë kërkohej disa ditë, ndërsa zhdukjen e saj e kishte denoncuar motra e saj.

Sipas të dhënave nga MPB, më 24 tetor 2025, motra 84-vjeçare e viktimës kishte denoncuar se B.N. ishte zhdukur. Më 10 nëntor, me urdhër gjyqësor, ishte kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit Asanov, me çka ishin gjetur gjurmë të gjakut dhe gjëra të tjera në lidhje me vrasjen.
Pas bastisjes, i akuzuari ishte privuar nga liria dhe i ishte shqiptuar masa e paraburgimit. Ekspertizat shtesë dhe bisedat me të akuzuarin shkaktuan sqarime të hollësishme për mënyrën e kryerjes së veprës penale, theksohet në kumtesën e MPB-së të publikuar më 16 nëntor 2025.

