Filipçe: Qeveria nuk ka dëshirë as t’i rrisë pagat e as të mbajë nën kontroll çmimet

Filipçe: Qeveria nuk ka dëshirë as t’i rrisë pagat e as të mbajë nën kontroll çmimet

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke e akuzuar se nuk po i përmbush nevojat e qytetarëve, as në aspektin ekonomik, e as në përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Qeveria nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për të përmbushur nevojat e qytetarëve – as kur bëhet fjalë për masa për uljen e çmimeve, e as për rritjen e pagave,” deklaroi Filipçe në një prononcim për media.

Ai kujtoi se VMRO-DPMNE, partia aktualisht në pushtet, kishte premtuar një jetë më të mirë dhe standard më të lartë jetese para zgjedhjeve, por sipas tij, ato premtime kanë mbetur vetëm në letër.

“Kështu erdhën në pushtet – me premtime për përmirësimin e standardit jetësor. Por çfarë ndodhi? Asgjë. Pagat nuk po rriten, çmimet janë të pakontrolluara dhe qytetarët po përballen me kushte gjithnjë e më të vështira,” shtoi Filipçe.

Ai theksoi se politikat e qeverisë favorizojnë interesat e grupeve të mëdha ekonomike, në vend që të mbrojnë interesat e qytetarëve.

“Qeveria është e lidhur me bizneset e mëdha – me fabrikat, tregjet dhe veraritë. Ka marrëveshje të fshehta që i shkojnë për shtat vetëm atyre. Nuk ka kontroll mbi çmimet, nuk ka mbështetje për prodhuesit vendas dhe nuk ka asnjë lëvizje serioze për rritjen e pagave,” përfundoi Filipçe.

MARKETING