Filipçe për heqjen e qeverisë teknike: Nëse është miratuar me konsensus, le të hiqet me konsensus

Filipçe për heqjen e qeverisë teknike: Nëse është miratuar me konsensus, le të hiqet me konsensus

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë mbetet në qëndrimin se nuk do të përkrah heqje të qeverisë teknike. Nëse është miratuar me konsensus, le të hiqet me konsensus, thonë nga LSDM-ja.

“Shoqëria përsëri nuk është e pjekur për shfuqizimin e Qeverisë Teknike. Nëse u miratua me konsensus, le të shfuqizohet me konsensus. Cili është qëndrimi që tani do ta lënë sepse ju e doni… Ne nuk e duam pa argumente, si e dimë që në ciklin e ardhshëm zgjedhor, do të jetë një situatë në të cilën parametra të tillë që tani janë arsye për kundërshtimin e shfuqizimit, nuk do të jenë më aty. Nuk mund ta dimë. Nuk është e saktë dhe ne nuk do ta mbështesim një propozim të tillë”, deklaroi Filipçe.

MARKETING