Filipçe nga Probishtipi: Maqedonia nuk është pronë private, ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët

Sonte në Probishtip, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe koalicioni i saj e prezantuan programin zgjedhor nën moton “Luftojmë për shtëpinë tonë”. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së shtetit nga tendencat për ta shndërruar në pronë private të individëve të pushtetit.
“Prej këtu, nga Probishtipi, dërgojmë një mesazh të qartë – ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët. Ta mbrojmë Maqedoninë si shtëpi për të gjithë, jo si pronë private e disa individëve. Maqedonia është shtëpia jonë e përbashkët – ku çdo qytetar është i barabartë dhe ka vend për të gjithë, jo vetëm për të privilegjuarit”, deklaroi Filipçe.
Ai nënvizoi se nevojitet ndërtimi i një shoqërie ku të rinjtë të ndihen të motivuar për të qëndruar dhe kontribuar, ku puna e ndershme të vlerësohet, përpara përkatësisë partiake.