Filipçe: LSDM nuk do t’i mbështesë ndryshimet ligjore për “Qytet të sigurt”
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për media në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se nuk do t’i mbështesin ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje për sistemin “Qytet i sigurt”, sepse sipas tij, “nuk është shpjeguar qartë se si do të kontrollohet baza e madhe e të dhënave”.
Ai përsëriti se nuk janë kundër sigurisë në trafik, por, thotë ai, nuk mund të lejojmë që sistemi të zbatohet pjesërisht.
“Ne jemi gjithashtu për sigurinë e të dhënave personale, të cilat qeveria përsëri nuk po i komenton dhe as nuk po përpiqet t’i rregullojë. Pamë që u ulën në mbledhjen e liderëve, u pajtuan, kështu që do të shohim se çfarë do të sjellë tregu.
Ne jemi një opozitë konstruktive, por nuk jemi të kontrolluar. Nuk do të lejojmë veten të mbështesim një ligj në të cilin nuk rregullohen aspekte serioze, siç është baza e të dhënave e madhe”, tha Filipçe në një konferencë për shtyp në selinë e LSDM-së.

