Filipçe: Kur një pushtet e humb besimin nga populli, atëherë shpik armiq

Filipçe: Kur një pushtet e humb besimin nga populli, atëherë shpik armiq

Pushteti, i cili e humb besimin e popullit, shpik armiq që ta fsheh të vërtetën, tha sonte kryetari i LSDM-së, Venko FIlipçe në tubimin qytetar “Po luftojmë për shtëpinë tonë” në Karposh.

Ai e dënoi, siç tha, fushatën e errët të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se kjo fushatë është dëshmi për paaftësinë dhe frikën nga populli.

“Pushtet që zhvillon një fushatë negative kundër opozitës nuk është vetëm një qeveri e paaftë, por është pushtet që nuk dëshiron përparim, nuk dëshiron dialog dhe nuk dëshiron kompromise. Është pushtet për të cilën përparimi i shtetit është armik”, vlerësoi Filipçe.

Sipas tij, “kjo qeveri ushqehet dhe mirëmbahet nga përçarjet e brendshme, nga varfëria që e kontrollon me korrupsion dhe nga kaosi në të cilin krijohet apatia”. Ai bëri thirrje për unitet, mençuri dhe rezistencë kundër gënjeshtrave dhe përçarjeve.

“Unë nuk do të shkel në baltën e tyre, por do të vazhdoj t’i demaskoj. Le të zhyten në nacionalizëm, në patriotizmin e rremë dhe në paaftësinë e tyre”, tha kreu i LSDM-së sonte në Karposh.

Siç tha Filipçe, në një vit e gjysmë të kaluar kemi parë pushtet që nuk e kupton detyrën e saj, pushtet që është plotësisht i tjetërsuar nga nevojat e popullit, i cili e trajton shtetin si kompani të vetën.

Kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova, i prezantoi prioritetet kryesore të programit të saj – ndërmarrje publike funksionale, trafik të rregullt, më shumë gjelbërim dhe një Shkup bashkëkohor dhe digjital.

“Kjo nuk është vetëm një fushatë personale, ky është një mision i përbashkët për të ndërtuar një Shkup bashkëkohor, të pastër dhe funksional, një qytet që do të jetë shtëpia jonë, dhe jo një burim ankthi të përditshëm”, tha Shukova, duke theksuar se zgjidhjet që ajo ofron janë realiste dhe të verifikuara.

Ajo u përqëndrua ashpër në dështimet e pushtetit aktual të qytetit, duke vënë në dukje se për katër vjet, qytetarët kanë jetuar pa shërbime bazë.

“Nuk kemi mbledhje të rregullt të mbeturinave, nuk kemi ujë në zonat e larta, transporti publik është jofunksional dhe parqet dhe rrugët janë lënë pas dore. Ato e kanë shndërruar qytetin në një xhungël”, tha ajo.

Shukova paralajmëroi riorganizim të plotë të ndërmarrjeve publike dhe rinovimin e infrastrukturës ekzistuese

MARKETING