Filipçe: Konsensusi mbipartiak është zgjidhja e vetme, të bisedojmë dhe të përcaktojmë vijat e kuqe

Filipçe: Konsensusi mbipartiak është zgjidhja e vetme, të bisedojmë dhe të përcaktojmë vijat e kuqe

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot edhe një herë bëri thirrje për takim të liderëve në të cilin, siç tha, do të përcaktoheshin vijat e kuqe dhe do të arrihej konsensus mbipartiak për çështjet shtetërore kyçe.

Filipçe në emisionin në Kanal 5 e cilësoi si një disfatë për Qeverinë faktin që në Parlamentin Evropian u miratua Raporti për përparimin e Maqedonisë pa përmendjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

 

„Konsensusi jashtë kufijve partiakë është e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjet kyçe. Por, që kjo të realizohet, duhet të ulemi dhe të bisedojmë, pa llogari politike dhe paragjykime, për të parë se cilat janë vijat tona të kuqe. Jam i gatshëm në çdo moment të ulemi dhe të bisedojmë për të parë si do të ecim përpara. Pse nuk e pranojnë një takim, kur vetë bëjnë thirrje për unitet kombëtar? Jam i gatshëm t’i përcaktojmë vijat e kuqe dhe ta vazhdojmë rrugën tonë drejt BE-së. Është e qartë se kemi qëndrime të ndryshme, dhe më vjen keq për këtë, por duhet të fillojmë të zgjidhim problemet“, theksoi kreu i LSDM-së.

 

MARKETING