Filipçe: Hetim i plotë dhe transparent për të rikthyer besimin tek institucionet

Filipçe: Hetim i plotë dhe transparent për të rikthyer besimin tek institucionet

Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, sot para mediave ka kërkuar hetim të plotë, transparent dhe objektiv për shkaqet e fatkeqësisë në Koçan, që në këtë mënyrë të rikthehet, siç tha, “besimi i rrënuar i qytetarëve në institucionet e shtetit”.

“Ne jemi një shoqëri e plagosur sot. Besimi te institucionet është gërryer dhe nëse duam ta rikthejmë, duhet të ketë një hetim të plotë dhe objektiv, nuk duhet të kursehet askush, as zyrtarët aktualë, as ish-zyrtarët, as nëpunësit civilë. Nuk është çështje politike, por çështje e së vërtetës dhe e drejtësisë.

Tragjedia është shumë e madhe për të lejuar një hije dyshimi. Prandaj, i bëj thirrje organeve hetimore që të raportojnë rregullisht se çfarë po bëhet konkretisht dhe të parandalojnë spekulimet. Duhet përgjegjësi nga të gjithë si qytetarë, na duhet unitet, nuk është koha për kalkulime politike. Duhet të tregojmë humanizëm”, tha Filipçe.

 

MARKETING

preload imagepreload image