Filipçe: Gjenocidi në Srebrenicë, një paralajmërim i përhershëm për botën

Filipçe: Gjenocidi në Srebrenicë, një paralajmërim i përhershëm për botën

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përkujtoi sot 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke nderuar mbi 8.000 viktimat e vrara në korrik të vitit 1995.

Ai tha se ky krim i rëndë kundër njerëzimit tronditi botën dhe do të mbetet një kujtesë për rreziqet e nacionalizmit ekstrem.

“Duhet të kujtojmë, të dënojmë urrejtjen dhe të ndërtojmë një shoqëri ku mbizotëron bashkëjetesa dhe siguria për të gjithë”, theksoi Filipçe.

Ai bëri thirrje që t’i përkujtojmë viktimat dhe të mos lejojmë kurrë që një tragjedi e tillë të ndodhë sërish.
Në këtë drejtim, ai nënvizoi rëndësinë e edukimit të brezave të rinj mbi vlerat e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.
Filipçe tha se solidariteti dhe kujtesa kolektive janë themeli për një të ardhme më të drejtë dhe paqësore për të gjithë rajonin.

MARKETING