Filipçe: Gabuam me ndryshimet e Kodit Penal!

Filipçe: Gabuam me ndryshimet e Kodit Penal!

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe deklaroi se LSDM ka gabuar me ndryshimet në Kodin Penal. Ai bëri të ditur se kanë përgatitur një kod të ri i cili kishte filluar të punohej që nga viti 2017 dhe për të cilin kërkoi që qeveria ta vendos në debat publik.
“Për shkak të reagimeve të qytetarëve, reagimeve të panelit të ekspertëve dhe atë se çfarë manifestuan qytetarët në zgjedhje në aspektin e votave, nuk është e ndershme të mbyllim sytë dhe veshët. Unë propozoj një zgjidhje solide dhe vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare. Apeloj që Qeveria ta vendosë në debat publik dhe bashkë ta miratojmë atë ligj”, ka deklaruar Venko Filipçe, shkruan SHENJA.
Shtatorin e kaluar deputetët brenda një dite me Flamur Europian miratuan ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat iu ul dënimi me burg funksionerëve për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Sa i përket Qeverisë së re, Filipçe thotë se e kanë filluar keq punën e tyre dhe kanë poshtëruar punëtorët, pasi nuk kanë paralajmëruar rritje të pagave. Ai theksoi se për 30 ditë qeverisje të VMRO-DPMNE-së shteti po shkon në një drejtim të paqartë. /SHENJA/

MARKETING