Filipçe drejtuar Mickoskit: Maqedonia nuk është eksperimenti juaj, as vilajeti juaj

Filipçe drejtuar Mickoskit: Maqedonia nuk është eksperimenti juaj, as vilajeti juaj

Sonte nga Gjevgjelia kam një porosi për Hristijan Mickoskin – Maqedonia nuk është eksperimenti juaj, as vilajeti juaj. Ky është atdheu ynë, shtëpia jonë e përbashkët dhe ne do të luftojmë për të, ne nga LSDM-ja, ne që gjithmonë e kemi ndërtuar shtetin në kriza, në pasiguri, në kohë kur nevojitej guxim, jo ​​populizëm, tha lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, nga forumi qytetar sonte në Gjevgjeli në kuadër të fushatës zgjedhore lokale “Luftojmë për shtëpinë tonë”, në të cilin u prezantuan kandidatët për këshilltarë dhe kandidati për kryetar komune, Mile Atanasov.

Filipçe theksoi se populli jeton keq, ndërsa qeveria, në vend që t’i ndihmojë qytetarët me masa konkrete dhe politika për rritjen e standardit dhe të pagave, funksionon si agjenci PR për Mickoskin.

“Ndaluani së gënjyeri dhe bëni diçka. Shteti, Qeveria nuk është agjenci PR e Mickoskit. Popullit i duhet ndihmë. Ekonomia është në kolaps. Industria po bie, bizneset e vogla luftojnë për mbijetesë, bujqit janë para falimentit. Punëtorët nuk kanë me çfarë të përballojnë fundin e muajit, ndërsa mjekët, mësuesit, pensionistët, të gjithë janë lënë vetëm,” theksoi Filipçe.

 

MARKETING