Filipçe: Deri në fund të vitit vrima buxhetore do të jetë 1.4 miliard euro

Filipçe: Deri në fund të vitit vrima buxhetore do të jetë 1.4 miliard euro

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencën për shtyp duke folur për treguesit ekonomik, deklaroi se gjendja me buxhetin është alarmante dhe se deri në fund të vitit 2025 sipas të dhënave statistikore në buxhet do të mungojnë 1,4 miliard euro.

“Jemi vetëm 75 ditë larg fundit të vitit 2025, dhe korniza buxhetore, e cila përcaktohet nga të ardhurat dhe shpenzimet në buxhet, tregon një pamje shqetësuese: Domethënë, deri më sot, të ardhurat janë realizuar në 70.78% ose 256.5 miliardë denarë. Në të njëjtën kohë, shpenzimet janë në një nivel prej 72.82%, ose pothuajse 294 miliardë denarë. Kjo do të thotë se me këtë ritëm, i cili pritet, në fund të vitit do të ketë mungesë prej rreth 1.4 miliardë eurosh për të mbuluar të gjitha shpenzimet”.

Ky është një boshllëk i madh buxhetor. Kjo do të thotë se të gjitha këto para do të duhet të mbulohen me huamarrje, me barrë të reja për bizneset dhe qytetarët, ose me shkurtime në shërbimet më të rëndësishme publike. E pyes qeverinë, çfarë planifikon të bëjë dhe si do t’i mbulojë këto 1.4 miliardë euro?”, pyeti Filipçe.

Ai theksoi se situata ekonomike në vend është alarmante, prandaj ndien detyrë dhe shqetësim t’ua shpallë të vërtetën qytetarëve, në kontrast me mesazhet e “sukseseve” ekonomike për të cilat flet qeveria në tubime.

 

MARKETING