FIFA prezanton ndryshime në kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare nga sezoni 2026/27

FIFA prezanton ndryshime në kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare nga sezoni 2026/27

FIFA ka zyrtarizuar ndryshime të rëndësishme në kalendarin e ndeshjeve të ekipeve kombëtare, të cilat do të hyjnë në fuqi duke filluar nga sezoni 2026/27 dhe do të vlejnë deri në vitin 2030.

Orari i ri është publikuar në faqen zyrtare të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Sipas rregullave të reja, numri i dritareve ndërkombëtare të vjeshtës reduktohet nga tre në dy. Në vend të ndeshjeve të ndara në shtator, tetor dhe nëntor, do të ketë një dritare të vetme të zgjatur që kombinon shtatorin me tetorin, ku kombëtaret do të mund të zhvillojnë deri në katër ndeshje.

Për vitin 2026, ky pushim është planifikuar nga data 21 shtator deri më 6 tetor, duke zgjatur 16 ditë.

Në krahasim, kalendari i vitit 2025 mbetet në formatin aktual me tre dritare të ndara (shtator, tetor, nëntor), secila prej tyre me gjatësi nëntë ditë dhe me maksimumin prej dy ndeshjesh.

FIFA ka bërë të ditur se numri total i pushimeve ndërkombëtare ulet nga pesë në katër, duke përjashtuar dritaret e veçanta për finalet e Kupës së Botës dhe turnetë kontinentalë.

Megjithatë, dritaret e marsit dhe nëntorit do të mbeten të pandryshuara, secila nëntë ditë për dy ndeshje. Po ashtu, ruhet edhe dritarja e maj-qershorit, e cila ofron hapësirë për dy ndeshje ose miqësore përgatitore për turne.

Ndërkohë, në Evropë, vjeshta e vitit 2026 do të shënohet edhe nga ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s, duke u integruar në kalendarin e ri.

MARKETING