Fidan: Bota turke në tërësi do të vazhdojë të qëndrojë përkrah turqve qipriotë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan paralajmëroi se përpjekjet për të dobësuar marrëdhëniet midis Türkiyes dhe botës turke do të përfundojnë në dështim, raporton Anadolu.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij norvegjez Espen Barth Eide në Ankara, Fidan tha: “Përpjekjet e atyre që përpiqen të minojnë lidhjet mes Türkiyes dhe botës turke përmes manipulimit nuk do të kenë sukses”.
“Bota turke në tërësi do të vazhdojë të qëndrojë përkrah turqve qipriotë”, tha ai duke shtuar: “Ne do të vazhdojmë me durim politikat tona për këtë çështje”.
Lidhur me çështjen e Gazës, Fidan tha se ndihma humanitare nuk po lejohet në Gaza për më shumë se 50 ditë dhe se uria nuk duhet të përdoret si armë apo mjet ndëshkimi.
Nga ana e tij, ministri norvegjez Eide shprehu shqetësimin për “heshtjen” ndaj Rripit të Gazës, duke paralajmëruar se shumë vende perëndimore po bëjnë gabim duke mos mbajtur një qëndrim të qartë.