FFM promovon dhomat e sistemit VAR (FOTO)

Në ambientet e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut janë promovuar zyrtarisht dhomat dhe informacionet rreth sistemit VAR, i cili për herë të parë në historinë e futbollit vendor do të nis të implementohet në sezonin e ri të Ligës së Parë që nis këtë të premte.
Nga FFM bëjnë të ditur se dhomat e VAR-it do të jenë të markuara sipas të gjitha standardeve dhe në total janë tri të tilla, që do të mundësojnë zhvillimin e tri ndeshjeve njëkohësisht.
Presidenti i “Shtëpisë së Futbollit”, Masar Omeragiq, së bashku me Dejan Jakimovski, ndanë detaje për implementimin e sistemit VAR. FFM, së bashku me sistemin VAR, ka siguruar edhe një automjet reportazhi që do të mund të përdoret për transmetime.
Nga federata vendore kanë bërë të ditur se do të njoftojnë edhe për koston financiare pas përfundimit të të gjitha llogarive përfshirë internetin, kamerat dhe pajisjet në stadiume.
Gjithashtu njoftojnë se stadiumi i Shkupit nuk i plotëson standartet minimale për VAR dhe skuadra nga Çairi do të duhet të kërkojë një alternativë tjetër./SHENJA/







