FFM për çështjen e Gostivarit vendos të premten

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se Komisioni i Garave për rastin e Gostivarit dhe paraqitjen e diskutueshme të futbollistit Gordian Hristovski do të merr vendim të premten.

“Komisioni i Garave pranë FFM-së, pas pranimit të raportit me shkrim nga Komisioni verifikues për rastin e regjistrimit të kontestuar të futbollistit të KF Gostivarit, do të merr vendim në përputhje me rregulloret e garës në seancën që do të mbahet këtë të premte”, kanë thënë nga FFM.

Kujtojmë se mbetet e kontestueshme paraqitja e futbolistit Gordian Hristovski dhe regjistrimi i tij në ekipin e Gostivarit, i cili u paraqit në ndeshjen e Ligës së Dytë ndaj Lokomotivës. Nëse vërtetohet se gostivarasit kanë bërë shkelje të rregullores, atëherë ndeshja e fundit e tyre humbet me rezultat zyrtar 3:0, por edhe me heqje pikësh.

MARKETING