FFM ndryshon stadiumin, Shkëndija 77 do të luajë në Kavadar

Të shtunën, KF Shkëndija 77 zhvillon ndeshjen vendimtare për inkuadrimin në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra nga Haraçina do të përballet me FK Osogovo, me fillim nga ora 17:00, në stadiumin e qytetit të Kavadarit.
MARKETING
Fillimisht ishte paralajmëruar që ndeshja e balotazhit të zhvillohej në Çair, por Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur zhvendosjen e saj në Kavadar. Klubi Shkëndija 77 ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se nuk ka kundërshtime për ndryshimin e stadiumit, por kërkon nga FFM një referim të drejtë dhe të paanshëm.
“Ndeshja e balotazhit do të luhet në Kavadarc, jo në Çair siç ishte paralajmëruar më parë. Nuk kemi problem me ndryshimin e stadiumit – ajo që kërkojmë nga FFM është vetëm referim i drejtë dhe fer. Ne besojmë te skuadra jonë dhe jemi gati për fitore!”, thuhet në deklaratën e klubit.