FFM mbajti Kuvendin e rregullt vjetor, Sejdini: Duhet të punojmë më shumë

FFM mbajti Kuvendin e rregullt vjetor, Sejdini: Duhet të punojmë më shumë

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot mbajti Kuvendin e rregullt vjetor. Në këtë Kuvend, delegatët e pranishëm miratuan raportin e Presidentit dhe Bordit Drejtues të FFM-së për vitin 2022 si dhe u miratua buxheti për vitin 2023.

 “Në kuvendin e rregullt që patëm sot në Shkup, dhamë llogaridhënie para delegatëve të Kuvendit  të FFM-së dhe miratuam buxhetin për vitin 2023. Normalisht që ishte një Kuvend jashtëzakonishtë i mirë. Të gjithë delegatët votuan unanimisht për të gjitha pikat. Unë çdoherë them se ne jemi duke punuar, por nuk mafton kjo. Duam që të punojmë më shumë, që të arrijmë një futboll më cilësorë dhe të bëjmë kushte për grupmoshat e reja”, u shpreh Sejdini.

Kuvendi i sotëm i Shtëpisë së Futbollit u ndjek nga afër nga përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s, Denis Bastari, Elkan Mammadov dhe Lorenzo Cavallari.

Vlen të përmendet që në Kuvendin e sotëm u verifikuan edhe mandatet e katër delegatëve  nga Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës. /SHENJA/

MARKETING