FFM: Masev është shkarkuar, nuk kemi informacion mbi veprimet që çuan në arrestimin e tij

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas lajmit për arrestimin e Deni Masev, drejtor i pwrfaqwsueses A. Sipas FFM-së, Masev është shkarkuar nga posti i tij dhe aktivitetet e tij brenda federatës janë ndërprerë me efekt të menjëhershëm, më shumë se një javë më parë.
Federata thekson se nuk ka informacion të detajuar për veprimet personale të Masev dhe se çështja është lënë në duar të autoriteteve ligjore për hetim të mëtejshëm. FFM shton se është e angazhuar në respektimin e parimeve të ligjshmërisë dhe integritetit, duke lënë të hapur hetimet për organet kompetente.
Pavarësisht situatës, Federata vazhdon me përgatitjet për ndeshjen Maqedoni-Uells dhe nuk ka ndërmend të komentojë më tej për rastin deri në përfundimin e hetimeve. /SHENJA/