FFM liron nga pagesa e kotizimit klubet e Ligës së Dytë

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të heq pagesën e kotizimit për pjesëmarrje në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Për herë të parë pas pothuajse 15 vitesh, klubet e Ligës së Dytë nuk kanë më detyrim të paguajnë kotizim për të marrë pjesë në kampionat. Ky vendim, nga drejtuesit e FFM-së përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mirë për funksionimin e klubeve, lehtësimit financiar dhe përmirësimit të konkurrencës. Shuma totale financiare nga e cila lirohen klubet me këtë vendim të ri është 128 mijë euro për një sezon garues, gjë që përfaqëson mbështetje të drejtpërdrejtë dhe forcim të stabilitetit të tyre. Ndërkohë, duke marrë parasysh që KF Besa nuk do të garojë më në sezonin 2025/26, FFM ka vendosur që vendin e liruar ta zë FC Prespa.