Fetai u drejtohet aktivistëve të Aleancës: Mos lejoni të mashtroheni

Zëvendëskryeministri i parë dhe anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, drejtuar aktivistëve të partisë, duke reaguar ndaj zërave dhe akuzave që kanë qarkulluar kohët e fundit në opinionin publik.
MARKETING
Në mesazhin e tij, Fetai thekson se ka përpjekje për të përçarë partinë dhe për të njollosur angazhimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, duke u përhapur thashetheme si: “Arben Fetai po i shërben Izetit”, apo “po punon për Bilallin”.
“E vërteta është një dhe e thjeshtë: ne i shërbejmë vetëm aktivistit të Aleancës dhe punojmë vetëm për forcimin e shtëpisë që e kemi ndërtuar bashkë, me bindje dhe me sakrificë, përkrah Izetit, Bilallit, Zekës dhe Bekimit,” shkruan Fetai.
Ai thekson gjithashtu se vija e kuqe e tyre politike është Bashkimi Demokratik për Integrim , të cilën e cilëson si një organizatë që duhet të japë llogari për korrupsionin dhe politikat antikombëtare. Sipas Fetait, BDI-ja ka nevojë për reformim të thellë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo kalon në opozitë.