Fetai: “Revolucioni i ha bijtë e vet… në fund e ha edhe kokën e vet”

Fetai: “Revolucioni i ha bijtë e vet… në fund e ha edhe kokën e vet”

Arben Fetai ka reaguar në rrjetin social Facebook për situatën e krijuar në koalicionin VLEN, pas përçarjes në Aleancën për Shqiptarët (ASH), e cila ishte pjesë e këtij koalicioni.

Ai bëri një krahasim me Revolucionin Francez, duke thënë se kur një lëvizje fillon të luftojë brenda vetes dhe fraksionet përpiqen të marrin pushtet, në fund ajo dëmton vetveten.

Pas zhvillimeve të fundit në ASH brenda VLEN-it, Fetai ka mbetur pa asnjë deputet, pasi Mimoza Musa dhe Ilir Demiri iu bashkuan grupit të Azir Aliut.

Në reagimin e tij, Fetai kujton historinë e Revolucionit Francez, ku grupet që rrëzuan monarkinë më pas u përçanë dhe filluan të luftojnë mes vete. Kjo solli eliminimin e shumë liderëve dhe dobësimin e revolucionit.

Sipas tij, përçarjet, intrigat dhe lufta për pushtet e dobësojnë çdo lëvizje dhe në fund ajo mund të shkatërrojë vetveten.

MARKETING