Fetai në hapjen e shtabit qendror të VLEN: Sot po e ndezim flakën e ndryshimit

Fetai në hapjen e shtabit qendror të VLEN: Sot po e ndezim flakën e ndryshimit

Me rastin e hapjes së shtabit qendror të koalicionit VLEN, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, mbajti një fjalim ku theksoi fillimin e një etape të re politike në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, raporton SHENJA.

MARKETING

“Sot po e ndezim flakën e ndryshimit,” deklaroi Fetai, duke e cilësuar këtë moment si nisjen e një rrugëtimi drejt një të ardhmeje më të mirë, të ndërtuar mbi parimet e ndershmërisë dhe integritetit. Ai nënvizoi se objektivi kryesor i koalicionit VLEN është ndërtimi i një politike komunale me duar të pastra dhe në shërbim të qytetarëve.

Fetai e përshkroi koalicionin VLEN si më shumë se një marrëveshje ndërpartiake, duke e quajtur atë “mrekullinë që të gjithë e kërkonin, por askush nuk shpresonte”, e cila u bë e mundur përmes vullnetit dhe bashkimit të shqiptarëve rreth vlerave të dinjitetit dhe bashkëpunimit. /SHENJA/

MARKETING