Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, së bashku me bashkëpartiakun e tij, Azir Aliu, zhvilluan një takim të përzemërt dhe përmbajtësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas.
MARKETING
Në fokus të diskutimeve ishin partneriteti strategjik i vendit me Bashkimin Evropian, përparimi në zbatimin e Agjendës Reformuese, si dhe nxitja e zhvillimit ekonomik dhe përparimit të qëndrueshëm.
“Partneriteti ynë me BE-në është i palëkundur. Bashkimi Evropian është shtëpia jonë dhe integrimi evropian mbetet e vetmja alternativë strategjike për vendin tonë,” theksoi zëvendëskryeministri Fetai pas takimit.
Përfaqësuesit qeveritarë riafirmuan përkushtimin e palës maqedonase për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, përmes forcimit të institucioneve, sundimit të ligjit dhe respektimit të standardeve evropiane.
Ambasadori Rokas vlerësoi angazhimin e qeverisë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të proceseve integruese.