Fetai: BDI dhe Sela në vend të tretë në Dibër, qytetarët i refuzuan

Fetai: BDI dhe Sela në vend të tretë në Dibër, qytetarët i refuzuan

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në emisionin “Debat në SHENJA”, ndër të tjera u ndal edhe te komuna e Dibrës gjatë komentimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale.

“Është edhe komuna e Dibrës ku jemi shumë në epërsi ndaj kandidatit të pavarur dhe besoj që edhe kjo është temë për diskutim. Ziadin Sela dhe BDI janë në pozitën e tretë në Dibër, që flet shumë për natyrën e këtij koalicioni që nuk u pranua nga qytetarët,” u shpreh Fetai.

Ai shtoi se prirje të ngjashme janë vërejtur edhe në komuna të tjera me shumicë shqiptare.

“E njëjta ka ndodhur edhe në Gostivar, edhe në Dibër, por edhe në Strugë duket e njëjta, sepse aty kandidati i pavarur është bindshëm në epërsi. Siç e thashë, BDI mund të ngelet me dy-tri komuna,” deklaroi ai. /SHENJA/

MARKETING