Fetai: Bashkimi me BDI-në është tradhti ndaj aktivistëve

Fetai: Bashkimi me BDI-në është tradhti ndaj aktivistëve

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj vendimit të paralajmëruar për bashkimin e listave të këshilltarëve komunalë mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së. Në një postim në Facebook, ai deklaroi se për muaj me radhë publiku ishte torturuar me kërkesën për lista të ndara, ndërsa tani po flitet për bashkim me BDI-në.

Sipas Fetait, “plani i Artanit ka dështuar”, pasi një pjesë e madhe e aktivistëve të Aleancës nuk pranojnë nënshtrimin dhe e konsiderojnë këtë lëvizje si tradhti. Ai u bëri thirrje aktivistëve që, sipas tij, janë manipuluar, që të kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe të rikthehen në pozicionin e tyre të dinjitetshëm në parti.

“Aktivisti i ASH-së nuk është monedhë për pazare personale”, përfundon ai.

MARKETING