Fetai: Ali Ahmeti humbësi më i madh i zgjedhjeve, duhet të japë dorëheqje

Fetai: Ali Ahmeti humbësi më i madh i zgjedhjeve, duhet të japë dorëheqje

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në emisionin “Debat në SHENJA” e konsideroi Ali Ahmetin humbësin kryesor të zgjedhjeve lokale të fundit, duke thënë se lideri i BDI-së duhet të japë dorëheqje, raporton SHENJA.

“Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve padyshim është Ali Ahmeti, i cili e ka mbaruar karrierën politike dhe me pak burrëri duhet të japë dorëheqje,” tha Fetai. Ai i bëri thirrje Ahmetit të ndërpresë heshtjen dhe të kthehet nga Tirana, ku ishte për protestë.

“I thashë që më mirë të mos kthehet, sepse do t’i humbë zgjedhjet në një emision tjetër, dhe ashtu ndodhi,” shtoi ai.

Fetai përmendi edhe humbjen e Artan Taravarit, duke thënë se nga katër komuna ku kandidonte, nuk fitoi asnjë.

“Ai që i kërkonte 6 komuna nga Ali Ahmeti sot nuk ka asnjë dhe i ka borxh aktivistit të Aleancës të pranojë se unë kisha të drejtë dhe të japë dorëheqje,” tha Fetai. /SHENJA/

MARKETING