Feta Fetai transferohet te Lokomotiv Zagreb, e ndërmjetëson Meriton Berisha

Feta Fetai transferohet te Lokomotiv Zagreb, e ndërmjetëson Meriton Berisha

Jeta e futbollit din të sjell rrugëtime nga më të ndryshmet e shembulli i fundit vjen nga qyteti i Shkupit. Me vetëm 18 vite mesfushori Feta Fetai nga rradhët e Rabotniçkit kalon në Kroaci te Lokomotiv Zagreb. Ndërmjetësimi i këtij transferimi u bë nga Meriton Berisha, agjenti shqiptar nga Shkupi që kujdeset për karrierën e Fetait.

18 vjeçari vitin e kaluar u përfshi me ekipin e parë të Rabotniçkit pa hyrë në kufirin e të rriturve, derisa sezonin e fundit regjistroi 13 paraqitje në elitën e futbollit vendor.

Fetai paraqitet edhe me përfaqësuesen U18 të Maqedonisë, ndërsa te Rabotniçki kaloi dy vite më parë kur la Shkupin.

MARKETING